Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, së bashku me Valon Berishën dhe Ilir Prapashticën kanë vazhduar me prezantime edhepara studenteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Drejtori Mazreku, si dhe dy zyrtarët e tjerë të BKS-së, para studenteve të këtij universiteti kanë folur rreth funksionimit të sektorit të sigurimeve në vendin tonë, si dhe më detajisht rreth punës që bën Byroja Kosovare e Sigurimit.
Takime dhe prezantime nëpër institucione edukative BKS-ja ka nisur nga fillimi i viti e do të vazhdojë deri në përfundim të këtij viti, njofton BKS.
Në fund të takimit drejtori BKS-së së bashku më bashkëpunëtorë ka takuar edhe dekanin e Fakultetit të Biznesit në Pejë, Halit Shabani, me të cilin kanë biseduar rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve të rëndësishme.