Drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, Musa Nikqi, është deklaruar për rastin e nxënëses me inicialet A.D. e cila u deklarua, për shkak të bartjes së shamisë.
Ndryshe drejtori Nikqi, i cili u akuzua nga drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi, për rastin e përjashtimit, thotë se nxënësja në fjalë nuk është përjashtuar.
“Me siugir të plotë ju them se nxënësja nuk është përjashtuar, është larguar vet. Ne i kemi thënë që nuk ka mundësi të vij në shkollë me mbulesë, sepse kështu e parasheh ligji e udhëzimi. Largoje e hajde vazhdo procesin mësimorë. Më pas duket ka qenë vendimi i saj largimi nga shkolla”, ka thënë Nikqi.
Drejtori Musa Nikqi shtoi tutje se e ka paralajmëruar vajzën se nuk ka mundësi që të vazhdojë procesin mësimor me shami ende pa e vendosur.
“Unë e kam njoftuar paraprakisht, në fundvit të klasës së 11-të. Ajo ka ardhur më ka pyetur, tha a ka mundësi të vijoj mësimin me shami? Ja shpjegova se kështu e parasheh udhëzimi, pra mos lejimin, i thash bazuar në udhëzimin në nivel vendi, nuk ka mundësi. Ajo më pas ka vendosur të mbulohet.”, shtoi Nikqi në ‘RADIO 1’.
Tutje drejtori i Gjimnazit ‘Bedri Pejani’, Musa Nikqi, sqaroi se për vajzën ka mundësi alternative të zhvillimit të procesit mësimorë, derisa të njejtën e vlerësoi si vajzë të urtë e të sjellshme.
“Nëse më dëgjon mua i thash shkon e hjek e vjen në shkollë, në të kundërtën kemi mundësi të vazhdojmë edhe mësimin alternativ. Ajo është në klasën e 12-të, është vajzë e urtë dhe e sjellshme.”, -shtoi Nikqi i Gjimnzit.
Ndryshe gjatë mesditës edhe Prokuroria Themelore e Pejës,njoftoi se ka filluar hetimet lidhur me rastin e një nxënëseje nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila u pezullua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.
Nisjen e hetimeve e konfirmoi për ‘RADIO 1’, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi./Njeshi&RADIO 1/
Prokuroria e Pejës nis hetimet për pezullimin nga shkolla i nxënëses me shami