11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Drejtori i PK-së Gazmend Hoxha takohet me ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Të enjten, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me stafin menaxherial, mirëpriti në një takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorët e tij.

Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e Hoxhës drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.

“Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi”.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...