7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Drejtori i Policisë nis detyrën me vizitë në Prekaz

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, vizitën e parë jashtë këtij institucioni, e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Derisa, Hoxha ishte i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së, ku bënë homazhe pranë varrezave dhe vizituan familjen e Komandantit, Adem Jashari.

“Menaxhmenti i Policisë së Kosovës vizituan familjen Jashari dhe nderuan dëshmorët në Prekaz. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të PK-së, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari z. Rifat Jashari”, thuhet në postimi e Policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...