Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta ka reaguar pas arrestimit të katër serbëve të cilët dyshohen se që mund të kenë lidhje me BIA-në serbe.
Ai u shpreh se djemtë e vajzat nga Gjakova si shumë herë që me devotshmëri i shërbyen atdheut edhe këtë herë triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe duke zhbuluar dhe parandaluar operacionet e tyre famëkeqe.
“Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheu”, shkruan Graishta.
Postimi i plotë:
‘Gjakova, djepi i kulturës, shembulli i emancipimit shoqëror, e pashoqe në dashurinë për atdheun, e pamatshme për vigjilencën e kujdesin për të ardhmen e racës sonë, krenare për atë që ishte, e përkushtuar për atë që na pret. Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut.’/Njeshi/
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit