10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Drejtori i spitalit të Pejës, tregon pse vëllezërit e plagosur të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë refuzuan të qëndrojnë në spital

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në Klinë, ku ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar dhe janë plagosur dy vëllezërit e tij.

Dy të plagosurit kanë refuzuar që të shtrihen në Spitalin e Pejës, dhe mënjherë pasi kanë marrë ndihmën e parë, janë larguar për në shtëpi.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

“Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thënë Dreshaj.

Ndryshe, pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...