Drejtues të rreth 100 kompanive gjermane, po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar, për të forcuar bashkëpunimin dhe promovuar investime të reja.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka thënë se Gjermania është një bashkëpunëtore kyçe dhe shumë e rëndësishme në tranzicionin energjetik të Kosovës, duke kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
“Ky forum është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përfshin fushat e energjisë, teknologjisë dhe industrisë, të cilat janë të rëndësishme për rritjen ekonomike. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një Kosovë më të zhvilluar, në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë Rizvanolli./Njeshi/