17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Drejtues të Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork takojnë kryeministrin Kurti

Drejtues të Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, kanë takuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Takimi ka ardhur në kuadër të vizitës zyrtare që kryeministri Kurti po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku edhe mërgata shqiptare po zë vend të posaçëm në agjendën e kryeministrit.

Rejmond Zeka – Kryetar i Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, Blerim Koçani- Sekretar, Reshat Kelmendi-arkëtar dhe Mimoza Nela- anëtare e Kryesisë kanë qenë pjesë e përfaqësimit të Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Takimi është zhvilluar brenda protokolit të kryeministrit për takim me shoqatat e mërgatës që veprojnë në SHBA dhe ka qenë nën patronazhin e z.Mark Gjonaj. Normalisht ka qenë nderë për neve si shoqatë sepse takimi ishte tejet miqor dhe shumë përmbajtësorë. Kryeministri na ka informuar edhe nga afër për qëllimin e vizitës këtu në SHBA.”-ka thënë për ‘RADIO 1’ pas takimit, Rejmond Zeka – Kryetar i kësaj shoqate.

Ndryshe, Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork njihet për solidaritetin e shprehur në vepër në shumë iniciativa humanitare dhe me karakter kombëtar. Kjo Shoqatë ishte shtytëse e fuqishme edhe e projektit të fillimit dhe hapjes së ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ në Kosovë.

Së fundmi, Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork ka arritur që në afat rekord, vetëm pak orë pas thirrjes së Kryeministrit Kurti në emër të sigurisë së shtetit, të tubojë bashkë me komunitetin shqiptar atje, 50 mijë e 600 dollar për Fondin për Ushtrinë e Kosovës./RADIO 1&Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...