6.1 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Drenasi konfirmohet si komuna më e suksesshme në performancën komunale

Në Konferencën e Grantit të Performancës Komunale, të organizuar nga Helvetas në kuadër të projektit DEMOS, u rikonfirmua se Komuna e Drenasit do të përfitojë mbi 1.2 milion euro nga Granti i Performancës për vitin 2023, duke u renditur e para në nivel vendi për të gjashtën herë me radhë.

Me këtë grant, shuma totale e mjeteve që Drenasi ka fituar nga ky mekanizëm arrin në mbi 5 milionë euro ndër vite – të gjitha të destinuara për projekte kapitale, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes investimeve në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim lokal.

Përveç Drenasit, edhe 11 komuna të tjera u rikonfirmuan si përfituese të grantit për vitin 2023: Dragashi, Istogu, Juniku, Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni dhe Suhareka. Në total, rreth 7.7 milionë euro do të ndahen për këto komuna.

Granti bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, me qëllim nxitjen e qeverisjes së mirë, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...