4.9 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Drenica barazon ndaj Vëllaznimit, Trepça fiton derbin ndaj Trepçës ‘89

Sot  ka nisur java e 23-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Drenica u përball në udhëtim ndaj Vëllaznimit, teksa në anën tjetër patëm derbin e qytetit mes Trepçës dhe Trepçës ‘89. 

Drenica luajti baras ndaj Vëllaznimit dhe kësisoji vazhdoi të mbetet si lidere në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës. 

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, terren në të cilin skuadra gjakovare i luan ndeshjet si vendase. 

Pas këtij barazimi Drenica vazhdon si lidere me 46 pikë të grumbulluara, teksa Vëllaznimi ka 41 sosh. 

Trepça në ndërkohë e fitoi derbin lokal ndaj Trepçës ‘89 me rezultat 2-0 falë golave nga Gabriel Sylas dhe Kamo Hoala. 

Pas kësaj fitore Trepça shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Trepça 89’ pas humbjes zbret në pozitën e tretë me 40 sosh./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...