15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Dreshaj i AAK-së: E papranueshme biseda e Kusarit me terroristin Radoiçiq

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur të papranueshme bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojçiq. Sipas deputetit Dreshaj, vendi aktualisht nuk ka krizë parlamentare, por krizë qeveritare.

Dreshaj ka thënë se çdo komunikim i Qeverisë me një person të shpallur të padëshiruar nga SHBA-të, është shkelje ligjore.

Sipas tij, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi publike e politike.

“ Nëse është montazh duhet dikush tjetër të japë përgjegjësi por nëse është faktike, nëse dëshmohet që është e vërtetë, në kohën aktuale… atëherë mendoj që vërtetë duhet të kërkohet një përgjegjësi legale nga ana e Mimoza Kusarit. Përderisa Lista Serbe nuk është në kuvend dhe nuk merr pjesë në votim, çdo komunikim me të është i paarsyeshëm”, shkroi ai.

Dreshaj, tutje thotë se “Ndikimi i tij u pa në veri kur as në referendum, as në votim të kryetarëve, as në pjesëmarrje në Kuvend ne nuk e kemi pjesë Listën Serbe… “.

“Sot Radojçiq është person pa influencë dhe çuditërisht i kontaktuar, por unë rezervoj të drejtën e prononcimit për shkak se nuk e di kohën kur është bërë ky incizim”, ka thënë ai.

Dreshaj ka theksuar se AAK e ka shprehur qartazi qëndrimin lidhur me nevojën që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

“Arsyeja sepse qeverisja aktuale ka bërë dëm vendor dhe ndërkombëtar. Rruga si duhet të shkojë në zgjedhje ka qenë e ndryshme në raport me partitë e tjera. Ne si AAK kemi menduar që kjo qeverisje për të bërat e këqija me miqtë tanë ndërkombëtarë duhet të japë llogari”, shkroi ai.

“Kjo qeveri është emëruar nga ana e Kuvendit dhe kjo qeverisje është dashur t’ia kthejë mandatin Kuvendit për keqqeverisje ose mosqeverisje. Aktualisht nuk kemi krizë parlamentare, kemi krizë qeveritare”, shtoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...