29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Dreshaj: Ka dyshime për çmimin e barnave, për këtë kemi ftuar debat të hënën

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqënie Sociale, thotë për media , se Ligji i Ri për Barnat, është aprovuar, është debatuar por se nuk ka hyrë akoma në fuqi.

‘’Ky ligj është aprovuar, ky ligj është debatuar dhe është harmonizuar, por ende nuk ka hyrë në fuqi’’

Dreshaj, thotë se pikërisht ditën e hënë kanë thirurr debat për këtë ligj dhe kanë ftuar Odën e Mjekëve dhe Odën e Farmacistëve, për ti pyetur ata se sa po respektohet dhe po implementohet ky ligj.

‘’Grupi Parlamentar i Kuvendit për Shëndetësi, ka bërë kërkesë që në javën që vije të bëjë një debat, sakt ditën e hënë të kemi një debat lidhur me Odën e Mjekëve, Odën e Farmaceutëve, se sa po respektohet dhe po implementohet ky ligj’’ deklaron Dreshaj.

Deputeti i AAK-së, shprehet se ka dyshime sa i përket çmimit të barnave.

‘’Mu për shkak të këtyre dyshimeve ne kemi ftuar MSH-në dhe Odën e Farmacistëve për të diskutuar për këtë çështje’’ thekson Dreshaj /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...