6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Dreshaj: Kurti gaboi në çdo hap me SHBA-të

Shemsedin Dreshaj i AAK-së, ka komentuar situatën e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, duke theksuar se këto raporte janë shoqëruar me lëndime të rënda, sidomos për shkak të menaxhimit të politikave të qeverisë së Kurtit.

Ai theksoi se pas katër vitesh, marrëdhëniet me SHBA-në nuk mund të quhen normale dhe kjo ka ndikuar në zhvillimin e Kosovës.

“Mendoj se raportet ndërmjet SHBA dhe Kosovës kohët e fundit janë shoqëruar me lëndime të rënda, në veçanti të atyre kaheve që i kemi ndërtuar vite me radhë dhe një situatë e tillë ku një menaxhment katër-vjeçar nuk ka shance asnjëherë të kalojë pragun e derës së Shtëpisë së Bardhë, nuk mund të quhet se është marrëdhënie normale e Kosovës dhe SHBA-ve. Ne jemi pjestar të zhvillimeve që nga vitet 80-ta në Kosovë dhe kur gjithçka ka qenë e orientuar me syrin drejt SHBA-ve dhe tani të kërkojmë partneritete të reja lidhur me kahet e zhvillimit dhe kahet e rrugëtimit të Kosovës është për t’u diskutuar dhe për t’u analizuar mirë”, tha Dreshaj.

Dreshaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për gabime të shumta në trajtimin e raporteve me SHBA-në, duke shtuar se qeveria e tij ka qenë shumë më e fokusuar në Bashkimin Evropian sesa në partneritetin me SHBA-në.

Ai apeloi që qeveria e ardhshme të marrë hapa të kujdesshëm dhe të koordinohet më mirë me SHBA-të.

“Mendoj se ardhja e një administrate të re mund të ndërroj shumëçka në drejtim të dinamikave, zhvillimit të proceseve, por raportet Amerikë-Kosovë janë shumë më të rëndësishme sesa prania e përzgjedhjes së një Kryeministri ose pranie e përzgjedhjes së një emisari të veçantë. Unë mendoj se ato agjendat kryesore të SHBA-ve lidhur me shtetndërtimin e mëtejm të Kosovës dhe promovimin e shtetit të Kosovës, nuk mendoj se do të ndërrojnë në mënyrë substanciale, pra ato do të jenë, por ne a do të jemi në valët e njëjta me ta apo jo, kjo varet prej nesh. Unë uroj që qeverisja që vjen do ti mat mirë hapat e mëtejm për shkak se hapat që janë marrë katër vitet e fundit kanë qenë hapa distancues dhe hapa ofendues ndaj SHBA-ve”, shtoi ai.

“Kryeministri Kurti gaboi në secilin hap në raport me SHBA-të, ai ka ec nëpër minat e veta që i ka qit më herët, ai është dashur me kohë të ndalet dhe të mendoj dhe me kohë është dashur të dakoordohet me SHBA-të. Kurti në agjendën e tij katër-vjeçare që lam pas ka qenë shumë më tepër i fokusuar drejt Bashkësisë Evropiane sesa ndaj SHBA-ve përkundër faktit që ne si opozitë dhe AAK kemi insistuar çdoherë që asnjë trup negociuese të mos jetë pa SHBA-të”, përfundon Dreshaj /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...