15.9 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Dreshaj thotë se shëndetësia është në gjendje të mjerueshme, tregon masat për ta rikuperuar situatën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, ku theks të veçantë i dha gjendjes në shëndetësi.

Doktori dhe njëherësh deputet i AAK Shemsedin Dreshaj, tha se kjo Qeveri është bërë Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial.

Dreshaj tutje numëroi dështimet në shëndetësi, duke filluar nga ikja e personelit shëndetësor nga vendi, e deri tek dështimet në reformën e sistemit shëndetësor.

“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin digaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetsor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) • Ligji I pagave si mos më keq, në Kushtetuese. • Mungese Ligjit për shëndetësi, • Asnjë veprim për Sigurimet Shëndetsore • Mungesa e barnave ecenciale • Lista e pritjeve ne rritje • Trajtimi jashte vendit me borgje milionshe, • Edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, • Mungesa e trajnimeve të vazhdushme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jasht Kosovës • Asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetsor • Dështim në reformen e sistemit shëndetsor • Menaxhmenti me UD • Sekretari I MSH-UD kryetar I Bordit te SHSKUK”, tha Dreshaj para mediave.

Ndër të tjera, Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalur nga kjo situatë.

“Objektivat e Aleancës. Shendetesia prioritet qeveritar (perkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos te shkojne jashtë vendit. • Ligji i pagave ku perfshihen mjeket dhe gjithe punetoret shendetesor. • Sigurimet Shendetesore. • Parandalimi i mjekeve nga shtetet jasht Kosoves, qe te kryejne veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve. Kjo veq eshte duke ndodhur tash e nje kohe. • Decentalizimi i SHSKUK-se. QKUK te jete Institucion i veqantê, edhe vijë buxhetore, kurse SHSKUK te menaxhoj sherbimet adminstrative te spitaleve regjionale. • Trajnimet e vazhdueshme profesionale subspecialistike. Permiresimi i kushteve te punes. • Mungese e Ligjit unik per sigurime shoqerore (sigurimet shendetesore, pensionale, invalidore, te lehonise, dhe jetesore) • Riorganizimi I shendetesise • Riorganizimi I SHSKUK (QKUK, Spitale rajonale) Riorganiizim I raportit te QKUK-Fakulteti I Mjekesise. • Funksionalizimi I Mjekesise Familjare (mungesa e specialisteve ne QKMF bazuar ne UA) • Mungese e Profilizimit specialistik • Mungese e Protokoleve te trajtimit nga MSH • Mungese dhe improvizime ne kurikulen specialistike. Mos qendrimi per edukim jashte vendit I parapare ne kurikule per 1 vjete • Mungesa e specializimeve te rregullta (grumbullim I panevojshem) • Mungese e insitucioneve partnere jashte vendit (per trajtim te pacienteve dhe edukim te stafit) • Politika te gabuara te perzgjedhjes se specializanteve per nevojat e QKUK (mosha, nota mesatare, gjuha) • Ngarkimi I QKUK nga specializantet e rajoneve. • Ngelja qendrave rajonale pa specialist te profileve te ndryshme (mungese e implemenntimit te kushteve nga kontrata e specializimit) • Partneriteti publiko-privat (Diagnostika, ikja e mjekeve, intervenimet estetike (varikozitetet, rinoplastika, etj) • Pergjegjesite e drejtoreve, vija financiare • Sherbimet e promovuara dhe te pa permbyllura (Gjinekologji- Rep I Steriliteti pa IVF), tregoi Dreshaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...