21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Drita-Ballkani, kryendeshja e kësaj mesjave në Superligë

Nuk ka pushim për Superligën e Kosovës në futboll as në këtë mesjavë. Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohet xhiroja e 20-të.

Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë tek kryendeshja mes Dritës e Ballkanit, dy konkurruesve për titull, që luhet ditën e mërkurë.

Kjo përballje, të dy ekipet i gjen me formë të ndryshme, por edhe me pozicion të ndryshëm në renditje.

Suharekasit janë lider në tabelë me 44 pikë, shtatë më shumë se të kaltrit nga Gjilani që janë të tretit.

Por në pesë sfidat e fundit, formë më të mirë ka Drita me tri fitore e dy humbje, derisa Ballkani ka vetëm një fitore, tri barazime e një humbje. Në duelet direkte, secili ekip ka nga një fitore të realizuar.

E të mërkurën zhvillohen edhe dy ndeshje tjera. Një tjetër sfidë interesante ajo mes Prishtinës e Malishevës.

Vetëm dy pikë i ndanë të dy skuadrat, më mirë qëndron Malisheva e katërta, një vend më poshtë Prishtina.

Malishevasit janë në formë tejet të mirë në pesë takimet e fundit, me katër fitore e një humbje, derisa kryeqytetasit tri barazime e dy fitore.

Pas barazimit që mori më udhëtim te Ballkani, këtë mesjavë, Feronikeli 74 e pret Gjilanin në shtëpi. Dallimi mes dy skuadrave është dy pikë, Nikli është më lartë.

Të kuqtë nga Gjilani nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Skuadra më në formë e kohëve të fundit, Llapi që ka katër fitore rresht dhe e kërkon të pestën në udhëtim te Fushë Kosova, një nga dy skuadrat më të dobëta të ligës.

Pas kësaj ecurie fantastike, llapjanët e kanë zvogëluar në katër pikë diferencën me vendin e parë, kurse Fushë Kosova është e parafundit me 11 pikë, dy më shumë se vendi i fundit.

Dukagjini-Liria do të jetë ndeshja e fundit e javës së 20-të në futboll.

Klinasit kërkojnë të rikthehen tek fitorja, pas humbjes nga Llapi, kurse prizrenasit nuk dinë se çfarë është fitorja që gjashtë xhiro.

Në tabelë, klinasit janë të gjashtit me 27-të pikë, kurse Liria e fundit me vetëm nëntë pikë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...