11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Drita fiton derbin dhe kryesimin në kampionat

Skuadrës së Dritës i ka mjaftuar një gol për ta fituar derbin ndaj Gjilanit, i cili u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dueli i luajtur në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi mesfushori Blend Baftiu në fund të pjesës së parë. Baftiu realizoi me kokë në minutën e 43-të pas harkimit të Besnik Krasniqit nga krahu i djathtë.

Me këtë fitore, Drita është rikthyer në pozitën e parë në tabelë, me 51 pikë, një më shumë se Ballkani që u mposht nga Llapi. /Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...