12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës, vazhdon ngjitjen në renditje

Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi gjilanasit ishin pjesë e garave ndërkombëtare, duke arritur deri në play-off, ku humbën nga Legia Varshava. 

Kjo përballje nisi më mirë për Dritën që arritën të fitojnë penallti në minutën e 23-të pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Arbër Prekazi. 

Nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi që ishte i saktë për 1-0. 

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për gjilanasit që arritën të shtonin epërsinë pas një aksioni të bukur. 

Iljesa Zylfiji bukur u fut në zonë ku asistoi për Veton Tushën i cili shënoi për 2-0. 

Por ndeshja u hap në minutën e 79-të, kur Atin Aliu me një goditje të bukur dhe të saktë shënoi për 2-1. 

Edhe pse të dy skuadrat u munduan të shënonin, deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe gjilanasit morën fitoren e dytë në kampionat nga tri ndeshje dhe tani me 6 pikë janë në vendin e gjashtë. 

Malisheva pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë dhe mban vendin e dytë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...