Drita i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Pas barazimit me Prishtinën, ”Intelektualët” fituan si mysafire e Ferizajit, me rezultat 1-2.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, ndërsa skuadra e Ferizajit kaloi e para në epërsi, me golin e Betim Haxhimusës, në minutën e 60-të.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm tetë minuta, pasi Besnik Krasniqi barazoi shifrat në 1-1.
Drita vazhdoi të sulmonte dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutën e 72-të, me golin e Egzon Bejtulai, i cili i solli tre pikë nga ky udhëtim.
Drita tashmë është lider e tabelës me 25 pikë, tre më shumë se Ballkani dhe Malisheva, dy skuadrat të cilat nesër përballen mes vete.
Ndërsa Ferizaji mbetet në vendin e nëntë, me 9 pikë.
Ndërkohë ka përfunduar ndeshja e javës së 13-të mes Llapit dhe Prishtinës.
Golat u shënuan nga Ilir Blakçori në minutën e 30-të, ndërsa për Prishtinën barazoi në minutat e fundit, Ardian Limani.
Prishtina, gjendet në pozitën e 4-të dhe ka gjithsej 21 pikë, ndërsa Llapi gjendet afër zonës së barazhit në pozitën e 7-të me 16 pikë./Njeshi&IO/