16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Drita – Prishtina, sot luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës.

Gjilanasit janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial nga ora 15:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë në kampionat dhe synon ta vazhdojë edhe në Kupë për të bërë hapin e parë drejt finales.

Në anën tjetër, Prishtina ka larguar trajnerin Jean Michel Cavalli dhe në fund të tij ka ardhur Arsim Thaqi, i cili synim ka ta nis me rezultat pozitiv aventurën e tij të dytë te bardhekaltrit.

Ndryshe, në tri ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në kampionat, Drita ka një fitore dhe dy ndeshje tjera kanë përfunduar baras.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale Llapi-Drita zhvillohet nesër (e enjte), ndërsa ndeshjet e kthimit pas dy javësh. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...