9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Dritan Abazoviq feston në Prishtinë

Netët festive të fundvitit veç kanë filluar, frekuentimi i klubeve të natës sa vjen e shtohet kur jemi duke ju afruar festës së Vitit të Ri.

Në Kosovë jemi mësuar që gjatë kësaj periudhe të shtohet numri i bashkatdhetarëve, të cilët kthehen në vendlindje për të pritur festat e fundvitit me bashkë-familjarët e tyre pranë.

Por kësaj radhe Prishtina ka qenë nikoqir i një mysafiri të veçantë, klubi i shquar i kryeqytetit, Zone Club, ka pritur Dritan Abazoviqin, ku ai shihet në shoqërinë e pronarit të Zone Club, Dekorim Sahitit.

Foto: Screenshot/Instagram

Dritan Abazoviq deri para pak muajsh qenë kryeministër i Malit të Zi, duke hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.

Zone Club është destinacion kyç për të gjithë ata që festën e tyre dëshirojnë ta zgjasin deri në orët e hershme të mëngjesit, gjithmonë duke ofruar program të veçantë, nga DJ më të mirënjohur botëror të muzikës elektronike e deri te artistët e DJ-të më të shquar shqiptar.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...