11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Driton Kuka: Me sot përfunduan garat, medaljet e arta së shpejti zbarkojnë në trojet shqiptare

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka njoftuar se xhudistët e Kosovës sot i kanë përfunduar garat në lojërat olimpike.

Ai shtoi se dy medaljet e arta, për të cilat tha se janë të të gjithë ekipit, do të vijnë së shpejti.

“Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet shqiptare. Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike! Dy Medalje të Arta! Ende po më duket si ëndërr e mirë. 5 garues e dy të arta! Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren! Ashtu siç ishte e arta e Majlindës”, ka shkruar Kuka duke bashkëngjitur një fotografi të ekipit me veshje tradicionale të Japonisë.

“Ekipi jemi ne që stërvitim,gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe! Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit, por kjo krejt është shpaguar. 2 Olimpiada 3 Medalje të Arta! Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore! Këta jemi ne!”.

Kuka ka thënë se është shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet e urimet që ka marrë.

“Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari! S’po flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe! E kam thanë edhe më herët: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë! Kosova mbi të gjitha”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...