20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Driton Kuka nderohet me çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për trajnerin dhe selektorin e përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kukën, për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Rektori i Universiteti i Prishtinës, Naser Sahiti, tha se trajneri Kuka me punën e tij e ka lartësuar Kosovën kudo në botë.

Ai po ashtu shtoi se Kuka së bashku me medalistët kanë thyer shumë barriera duke i treguar botës shumë për Kosovën.

“Jam lumtur t’i uroj mirëseardhje Driton Kukës, i cili me punën e tij ka lartësuar vendit tonë kudo në botë. Si Universitet me traditë sot po shënojmë ceremoninë e doktoratës së nderit të  21  me radhë, në shekullin 21 i cili i mbahet për, Driton Kuka, trajner dhe selektor i Përfaqësuese së Kosovës në xhudo, i cili për me shumë se një dekadë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm më fushën e sportit”.

“Figura e tij është pikë referimi për shumë të rijnë. Kuka së bashku me medalistët që ka përgatitur ka thyer shumë barriera dhe i  ka treguar botes se në vendin tonë të Kosovës shihet pasuria më e madhe rinia jonë e talentuar”, tha Sahiti.

Profesori universitar Hasim Rushiti, tha se kontributi i trajnerit Kuka në fushën e sportit në arenën ndërkombëtare është i jashtëzakonshëm.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar që sot të paraqes arsyetimin e iniciuar nga Fakulteti Fizik dhe Sportit të mbështetur edhe nga UP-ja që t’i ndahet çmimi ‘Doctor Honoris Causa’ Driton Kukës”.

“Kontributi i trajnerit Kuka në fushën e sportit si dhe në njohjen dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare është e jashtëzakonshme. Rrugëtimi i punës së tij të palodhshme profesionale e kurorëzoj me arritjet e rezultateve në nivelet më të larta botërore”, u shpreh Rushiti.

/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...