21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

“Dritoni i gjithanshëm”, shkrimi i parë në gazetë për Driton Kukën tregon per pasionin e tij krahas suksesit në xhudo

Driton Kuka, u prezantua si një ambicioz i madh edhe në shkrimin e parë të botuar në gazetë për të.

Për ta dokumentuar këtë ambicie të një nxënësi të klasës së pestë, u kujdes një shoqe e shkollës së tij pak më e madhe.

Naime Beqiraj kishte shkruar artikullin në vitin 1983 kur vetë ishte në klasën e tetë të shkollës “Vëllezërit Ribar” në gazetën “Rilindja” për fëmijë dhe e ndau rrëfimin e saj për “Dritonin e gjithanshëm”, që kishte marrë një medalje të artë në xhudo në Ferizaj, në kohën kur Kuka ka tri medalje të arta olimpike.

“Ky djalosh simpatik është edhe dashamirës i madh i sportit”, kishte shkruar Beqiraj ndër rreshtat që tregonin edhe për pasionin e tij për libra.

“Kështu e fillova gazetarinë e shkruar. Personazh Driton Toni Kuka. Ishim nxënës të fillores, 1983. Unë nē klasë të 8-të, Toni në të 5-ën. Në Rilindjen për fëmijë”, tha ajo.

Krahas pasionit për xhudon, Kuka kishte pasion edhe leximin, ndërsa bëhet e ditur se ai kishte lexuar afro 100 vepra deri në klasën e gjashtë.

Kuka si trajner i ekipit kosovar të xhudos i solli vendit tri medalje të arta me kampionet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...