5.9 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Dronët izraelitë hedhin bomba gjatë varrimit të luftëtarit të Hezbollahut në Liban

Funerali i një luftëtari të Hezbollahut të vrarë në luftimet përgjatë kufirit izraelito-libanez, u ndërpre të hënën nga një sulm ajror izraelit në një varrezë në qytetin jugor të Libanit, Ayta Al Shaab.

Incidenti ndodhi pak para mbërritjes së ministres së Jashtme franceze Catherine Colonna në Bejrut, në një përpjekje të Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rivendosur paqen përgjatë kufirit

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon funeralin e luftëtarit të Hezbollahut, Hassan Srour, duke u zhvilluar në një oborr kur një ndërtesë aty pranë u bombardua, duke shpërndarë pjesëmarrësit. Nuk ka raportime për të lënduar.

Varrimi vazhdoi normalisht pas incidentit, njoftoi Agjencia kombëtare e lajmeve libaneze. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se fluturaket “sulmuan një numër objektesh të terroristëve të Hezbollahut, duke përfshirë infrastrukturën terroriste, një pikë nisjeje dhe një vendndodhje ushtarake”. Nuk dihet nëse deklarata i referohet incidentit në varrim

Srour ishte një nga tre luftëtarët e vrarë të dielën mbrëma, duke e çuar numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të Hezbollahut të vrarë në 111, që nga shpërthimi i armiqësive midis grupit libanez dhe Izraelit më 8 tetor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...