8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Dua Lipa bën bujë me performancën në Grammy Awards, prezanton këngën e albumit të ri “Training Season”

Dua Lipa bëri bujë të dielën mbrëma, në ceremoninë e 66-të të çmimeve Grammy.

Ylli i popit ishte interpretuesja e parë për ceremoninë e mbrëmjes, duke zbukuruar skenën me një performancë të këngëve të saj të reja “Training Season” dhe “Houdini” – këngët e para nga albumi i tretë në studio.

Lipa komandoi audiencën në Crypto.com Arena me një ekuipazh masiv kërcimtarësh.

Këngëtarja u nominua për ‘këngën e vitit’ dhe ‘këngën më të mirë për median vizuale’ për hitin e saj Barbie “Dance the Night” në Grammy të këtij viti.

Dalja e Lipës në tapetin e kuq të Grammy këtë mbrëmje ishte e paharrueshme.

Këngëtarja e “Levitating” u shfaq me një fustan ngjyrë argjendi me thekë të Courreges, i kompletuar me një dekolte të zhytur seksi dhe prerje të ijëve.

Ajo kombinoi pamjen e spikatur me bizhuteritë e Tiffany & Co.

Sipas yllit, albumi i saj i ardhshëm është i frymëzuar nga kultura britanike dhe do të jetë krejtësisht ndryshe nga “Future Nostalgia”.

Në Grammy të këtij viti më së shumti fitoi SZA dhe Taylor Swift. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...