8.4 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Dua Lipa del haptas me të dashurin e ri

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, duket se ka konfirmuar romancën e saj të re me aktorin Callum Turner.

Çifti më i ri i showbiz-it kanë bërë daljen e parë së bashku, pasi u zbuluan se kishin filluar tw takoheshin dhe janë fotografuar krah njëri-tjetrit.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga The Sun, ylli shqiptar dukej mjaft e buzëqeshur teksa dilte nga një restorant ku kishin konsumuar një darkë bashkë me Turner dhe miqtë e tyre të përbashkët.

“Dua dhe Callum po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po argëtohen shumë së bashku. Kur ajo përfundoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo u nis për darkë me Callum dhe më pas shkoi me të në koncertin e tij të punës. Dua nuk mund të dukej më e lumtur tani dhe të gjithë rreth saj duan ta shohin atë”, ka thënë burime për “The Sun”.

Kujtojmë se dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills.

Sipas TMZ, festa u organizua në kuadër të premierës së ardhshme të serialit “Masters of the Air”, në të cilin luan 33-vjeçari Turner.

Këto dyshime i shtoi më tepër edhe vetë aktori, i cili në një prononcim për mediat, i pyetur se çfarë po ndodh mes tij dhe Dua-s, Callum preferoi të mos thoshte asgjë dhe të heshte, gjë e cila u konsiderua si një konfirmim.

Callum ka qenë më parë në lidhje me aktoren Vanessa Kirby, ndërsa Dua me regjisorin e njohur Romain Gavras, me të cilin u nda pas 8 muajsh lidhje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...