24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Dua Lipa e ka aprovuar lansimin e këngës së reperit Jack Harlow, me emrin e saj

Reperi amerikan, Jack Harlow, e kishte kërkuar aprovimin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, para se ta titullonte këngën sipas emrit të saj, raportoi portali “Female”.

24-vjeçari Harlow bëri të ditur se kishte biseduar me bukuroshen me prejardhje kosovare, para se ta përfshinte këngën e titulluar “Dua Lipa” në albumin e tij të dytë të incizuar në studio, “Come Home The Kids Miss You”.

“Dëshiroja ta kisha bekimin e saj, kështu që bisedova me të përmes një videolidhjeje dhe ia lëshova këngën që ta dëgjonte. Nuk dëshiroja që ajo të befasohej apo të ndihej në siklet për shkak të këtij projekti. Nëse Dua do të më thoshte se nuk i pëlqen kënga dhe nuk dëshiron që ajo të lansohet për publikun, atëherë unë do ta largoja atë nga albumi”, deklaroi Harlow.

Sipas reperit, pop ylli 26-vjeçar mendon se kënga është në rregull, por megjithatë në fillim ishte habitur rreth qëllimit të saj. Megjithëkëtë, dy artistët kanë komunikuar më shpesh kohëve të fundit dhe Jack shpreson që Dua, eventualisht do ta vlerësojë këtë incizim.

“Në kemi raporte të mira me njeri-tjetrin. Do ta shohim se si do të pritet kënga. Mendoj se kur ajo të lansohet për publikun e gjerë, Dua do ta vlerësojë atë edhe më shumë”.

Kënga është bërë tashmë virale dhe në një pjesë të saj reperi dëgjohet duke thënë: “Dua Lipa, po mundohem të kem diçka më shumë me të sesa një bashkëpunim”.

Dhe ndonëse Lipa ende nuk i është përgjigjur kërkesës së reperit, fansat tashmë kanë nisur të flasin se po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre.

Ylli i muzikës rep e ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm nga lansimi i albumit debutues në vitin 2020. Por, Jack e parashikon se bota shumë shpejtë do t’i kundërvihet. Ai është i vetëdijshëm se ekziston një anë tjetër e famës dhe se shumë shpejtë do të bëhet pjesë e kritikave të ndryshme të publikut.

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...