2.1 C
Pec
E martë, 28 Nëntor, 2023

Dua Lipa falënderon babanë për mbështetjen dhe dashurinë e pakusht

Ylli me famë botërore Dua Lipa, përveç befasisë që i bëri bashkë me familjen e ngushtë, ditë më parë babait të saj në ditëlindjen e tij të 50-të, ajo i ka dedikuar atij një shkrim, në të cilin e falënderon për kujdesin, dashurinë dhe mbështetjen që i ka dhënë asaj për gjatë rrugëtimit që ka bërë.


Meqë befasitë për babain e saj, këngëtarin e njohur Dukagjin Lipa, ishin të shumta, e veçanta e këtij shënimi ishte padyshim ngrohtësia familjare e rrethit të ngushtë, për çfarë siç duket Dua është kujdesur dukshëm. Për të ngrohur zemrat si motër e vëlla, babait të Dua-s, Dukagjinit ju gjend pranë edhe motra e tij Linda, e cila me një pjesë të familjes së saj, edhe pse pas një humbje të pakompensueshme, (ndarjes nga jeta të bashkëshortit), gjeti forcën ti bashkohet festës së vëllaut në Angli. Vlen të theksohet se Linda Gjakova, gazetarja e njohur në më tepër se tre dekada në Kosovë, tashmë është pjesë e platformës më të re mediale në vend, ‘Radio 1’, e cila pritet të nis me funksionim shumë shpejt.

…sa shumë dashuri, sa shumë sinqeritet…gjaku nuk është ujë…

Ylli kosovar me famë botërore Dua, ka zgjedhur një fotografi ‘qesharake’ ku babë e bijë duken me paruke rozë, ndërsa ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindja e 50-të! 50 nuk është keq.. madje me një paruke rozë. Faleminderit që gjithmonë ishe shkëmbi ynë, sepse gjithmonë ishit një telefonatë larg, për të ardhur të më shohësh me nënën kur unë jam në turne edhe nëse vetëm për një puthje. Për buzëqeshjet që na dhuron në shtëpi, që vjen në krevat sa herë që s’jemi mirë, për udhëtimet. Ti je një dritë në jetën tonë.. fjalët s’janë të mjaftueshme për të treguar se sa shumë të duam. Të dua.. “, ka shkruar këngëtarja. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...