22.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Dua Lipa mahnit me një fustan të tejdukshëm në pushimet luksoze në Evropë

Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj të guximshëm, ndërsa po shijon pushimet në Evropë me të fejuarin Callum Turner.

Këngëtarja 29-vjeçare ndau një karusel fotografish në Instagram, ku shfaqej me një fustan të zi transparent, i cili i vinte në pah linjat trupore.

Në postim, ajo u shfaq tejet elegante, me një fustan rrjete me dantella, ndërsa thithte një cigare nën rrezet e diellit spanjoll. “22-shja ime me fat që më ndjek kudo”, shkroi ajo në mbishkrim, duke iu referuar një numri dere në sfond.

Fansat e vërshuan seksionin e komenteve me komplimente, duke e cilësuar si një “ikonë të vërtetë”.

Pamjet vijnë vetëm pak kohë pasi këngëtarja konfirmoi fejesën me aktorin britanik Callum Turner në një intervistë për Vogue.

Çifti është parë duke udhëtuar në disa destinacione evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën, ndërsa fansat kanë bërë shaka për stilin e tyre të jetës aktive, duke sugjeruar se për muajin e mjaltit mund të shkojnë deri në Mars apo Atlantidë.

E pyetur për planet familjare, Dua tha se dëshiron fëmijë një ditë, por e shqetëson se si mund ta përballojë këtë me karrierën e saj.

“E dua idenë e të pasurit fëmijë, por është më shumë sesa vetëm dashuri. Ka shumë për t’u menduar”, theksoi ajo. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...