17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Dua Lipa: Me zemër plotë jam krenare të them që festivali “Sunny Hill” vazhdon në shtëpinë e tij

“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas zhvendosjes së tij në Tiranë pak ditë më parë.

E lumtur për këtë është shprehur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila në një postim në llogarinë e saj në Instagram u shpreh se ndihet krenare për faktin që “Sunny Hill” po rikthehet në shtëpinë e tij.

“Me një zemër plotë dhe e lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar artistja për mbi 84 milionë ndjekësit e tij. /Njeshi/

Burger King 2022

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...