17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Dua Lipa paraqitje unike dhe me stil, në imazhet e reja në Instagram

Dua Lipa mori gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Milano, kur u shfaq në sfilatën e “Versace”.

Ylli i famshëm i muzikës bëri hapjen dhe mbylljen e pasarelës, ndërsa u paraqit edhe përkrah Donatella Versace.

Ndërsa, së fundi këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar së bashku me miqtë e saj në Itali.

Disa imazhe atraktive ka sjellë 26-vjeçarja për mbi 72 milionë ndjekësit e saj në Instagram

E veshur me një kostum dy pjesë që ia zbulonte belin dhe këmbët e gjata, Dua kombinoi dukej me një palë taka të larta.

Ylli i hitit “Levitating” shkëlqej edhe një herë me veshjen unike dhe gjithmonë me stil.

Ndërkohë, Lipa tashmë ka konfirmuar data për turneun e ri që nisë në vitin 2022 në Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...