Dua Lipa bëri që temperaturat të rriteshin me poza tepër të nxehta në Instagram të enjten, teksa u shfaq me një veshje në ngjyrë të kuqe dhe çorape me dizajn rrjete.
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, 29 vjeçe, dukej mahnitëse me veshjen me rripa dhe rrjetë transparente, të kombinuar me çorape të së njëjtës ngjyrë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi elegancën me një palë taka të kuqe dhe një pallto të gjatë me pupla në të njëjtën ngjyrë, të cilën e kishte hedhur shlirshëm mbi supe teksa qëndronte e shtrirë në dysheme. /Njeshi/