Pas suksesit të turneut të saj të fundit, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u relaksuar dhe festuar Pashkët.Dua, ka zgjedhur që festën e Pashkëve këtë vit ta kalojë në Shqipëri, së bashku me të dashurin e saj, Callum Turner.
Çifti është parë duke shijuar ditët me diell në bregdetin shqiptar, larg zhurmës së qyteteve të mëdha, duke përjetuar qetësinë dhe bukurinë natyrore që ofron Shqipëria.
Dua, e cila nuk e fsheh kurrë dashurinë për vendin e origjinës, ka postuar disa foto në rrjete sociale.Krahas fotove te postuar, këngëtarja ka shkruar “Pashkët në shtëpi”./Njeshi/