Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido Carrasco ka akuzuar Real Madridin se po përpiqet të shkatërrojë futbollin spanjoll pas ankesave të tyre për gjykim në Spanjë.
As Barcelona nuk i shpëtoi zemërimit të Del Nidos . Përpara ndeshjes së tyre të dielën, ai vuri në dukje se nuk do të ulej pranë homologut të Barcelonës.
Joan Laporta derisa të kishte një shpjegim të kënaqshëm për 7 milionë euro plus që iu pagua ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira gjatë 17 viteve.
Laporta u rikthye të dielën në stadiumin e Sevillas, ndërsa çështja vijon të hetohet.
Del Nido Carrasco, gjithashtu mbështeti presidentin e La Ligës, Javier Tebas, duke thënë se ata do të bënin një ankesë zyrtare për mospajtimin e Real Madridit.
“Deklarata e Real Madridit në lidhje me gjyqtarët është e papranueshme. Vë në pikëpyetje nderin e gjyqtarëve dhe konkurrencës.
Duhet të denoncohen sepse sulmuan futbollin. Real Madridi po përpiqet të shkatërrojë futbollin spanjoll”.
“Real Madridi dëshiron të bëjë presion ndaj gjyqtarëve në mënyrë që ata të mos gjykojnë lirshëm. Pozicioni i Barçës më bie në sy.
Nëse Barça nuk ka mbajtur një qëndrim, kjo është sepse ata janë dakord. A e bëjnë vërtet këtë për të mbledhur thërrimet që Real Madridi lë pas?”, deklaroi ai./Njeshi/