6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Duarshtrëngimi me Trump në Vatikan, Osmani: I përcolla dashurinë e thellë dhe falënderimin e popullit të Kosovës për Amerikën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i palëkunduri dhe me i rëndësishëm i Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi ta takosh presidentin Donald Trump dhe t’ia përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën”.

“Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”./Njeshi/

Postimi i plotë:

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...