Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se formimi i Asociacionit njëetnik do të thotë luftë pas pak vitesh.
Duke folur Dugolli ka sugjeruar se në rast të krijimit të një asociacioni në Kosovë, mund të ngjajë sikur në Bosnjë e Hercegovinë.
“Formimi i një asociacioni njëetnik nënkupton përgatitjen e një lufte pas pak vitesh. Sikur që ka ndodhur në Bosnje e Hercegovinë. Pas formimit të asociacionit ka filluar lufta atje”, ka thënë Dugolli.
“Është i njëjti skenar, është e njëjta metodologji e punës e Serbisë që tenton t’i instrumentalizojë serbët lokalë që të bëjë pengesa në avancimin e një shoqërie demokratike”, ka deklaruar ai./Njeshi/