16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Dugolli: Në të kaluarën buxheti për veriun ka përfunduar në xhepat e Radoiçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë se projektet e caktuara për komunat veriore të mbështetura nga qeveritë e kaluara kanë përfunduar në xhepat e Milan Radoiçiqit, personit përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Dugolli tha se në të kaluarën nuk është investuar në veri, buxhet ka pasur, por që sipas tij, është vjedhur.

“Investimet janë shtuar në këto tri vite qeverisje për atë pjesë, janë shtruar rrugë, është investuar në infrastrukturë e kështu me radhë. Por, për një gjë duhet të jemi të sinqertë nuk është si përpara – s’ka pasur investime, s’ka pasur buxhet për atë pjesë, por kanë përfunduar në xhepat e Radoiçiqit. Unë kam dëgjuar një intervistë të një politikani serb të asaj ane edhe e ka pranuar, që nuk është e vërtetë se s’ka pasur buxhet për komunat veriore, por është vjedh buxheti. D.m.th., projektet e caktuara dhe të mbështetura nga Qeveria e Kosovës kanë përfunduar në xhepat e Radoiçiqit dhe bandave kriminale”, deklaroi ai.

Sipas tij, qeveria e tanishme nuk do të lejojë që buxheti i paraparë për komunat veriore të përfundojë në duar të bandave kriminale.

“Unë pajtohem plotësisht se investimet duhet të shtohen në atë pjesë edhe do të shtohen, pa dyshim. Por, më jo – asnjëherë nuk do të përfundojnë në xhepat Radoiçiqti e bandave kriminale, të cilat atë pjesë të popullit atje e kanë mbajtur të terrorizuar e të mbajtur peng”, shtoi deputeti i pozitës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...