17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Dukagjin Lipa takohet me Presidenten Osmanin: Një vizitë e veçantë me një zonjë shumë të veçantë

Anëtari i grupit ODA, njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Presidentja Osmani ndodhet në takim zyrtar në Berlin të Gjermanisë, por që para se të nisej për atje, ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.

Ka qenë Dukagjin Lipa ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka falënderuar Osmanin për mikpritjen në këtë takim.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...