11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Duke filluar nga sot, per tre ditë Kuvendi mbanë hapur dyert për bashkatdhetarët

Tri ditë rend, duke filluar nga sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Gjatë tri ditëve, nga ora 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Me këtë rast, Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

“Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...