15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

“Dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët ne Bled”, Kurti me një përmbledhje për aktivitetin në Slloveni

”Dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët”, kështu e shpjegon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Forumin e Bledit të mbajtur në Slloveni, ku mori pjesë edhe ai. Kreu i ekzekutivit kosovar ka shkruar në Facebook, të martën për aktivitetin e tij në këtë Forum.

Ai kishte një mori takimesh të nivelit të lartë, po ashtu edhe një debat me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, të cilës i tha se “Serbia nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe Putini”.

”Diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nga samiti i javës së kaluar në Athinë, i vijuam edhe në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë”, ka shkruar ndër tjerash Kurti. Ai ka folur edhe për mesazhet që u dhanë, për vlerat e parimet e përbashkëta në mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE).

”Me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tone”, ka thnëë Kurti.

Forumi i Bledit kishte për qëllim temën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...