2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Durmishaj zgjedh përfaqësuesen e Greqisë?

Fiorin Durmishaj është gjithnjë e më larg Shqipërisë.

22-vjeçari i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Panionios teksa ka arritur të realizojë 11 gola mes kampionatit dhe Kupës së Greqisë, me shumë gjasa ka vendosur të zgjedhë përfaqësuesen helene në rang kombëtaresh dhe jo atë kuqezi.

Mediat në Greqi janë të bindura për këtë madje menaxherët e lojtarit kanë nisur plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që Durmishaj të jetë pjesë e përfaqësueses greke.

Edhe pse ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë 22-vjeçari nga Vlora por i lindur në Athinë dhe rritur në Greqi, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, që me shumë gjasa nuk do të jetë pro Shqipërisë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...