Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër në pjesën qendrore të Colorado. Për habi, tre personat që ishin në fluturake – dy pilotë dhe një pasagjer kanë shpëtuar pa as lëndimin më të vogël.

Fluturaket po udhëtonin mbi Cherry Creek Park duke u bërë gati të ulen në aeroportin Centennial, kur u përplasën me njëra-tjetrën, duke bërë që njëra fluturake pothuajse të ndahet në dysh.

Aeroplani me një motor Cirrus SR222, me pilotin dhe një pasagjer në bord, hapi parashutën që ta ndihmojë të zbret i sigurtë, rreth katër milje në veri të aeroportit.

E aeroplani tjetër SA226TC ka zbritur në Centennial edhe pse pothuajse i ndarë në dysh. Shumë prej zjarrfikësve që dolën në vendin e ngjarjes, nuk mund t’ju besonin syve kur panë njerëzit duke dalë gjallë nga fluturaket.

Mbetet e paqartë shkaqet që çuan në këtë incident që për fat nuk “prodhoi” viktima por vetëm materiale në fluturake. /Njeshi/