24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Dy aksidente trafiku me të lënduar në Deçan dhe Pejë

Dy aksidente trafiku me lëndime trupore janë raportuar të kenë ndodhur dje në komunat e Deçanit dhe Pejës.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:55 në Deçan, ku si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy automjeteve, janë lënduar dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.

Ndërkohë, rreth orës 10:45 është raportuar një aksident i ngjashëm në Pejë, po ashtu ndërmjet dy veturave. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar nga ekipi mjekësor. Policia ka iniciuar rastin si aksident trafiku.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtyre ngjarjeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...