Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar pas përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë në Turqi ku vdiqën gjashtë persona.
Maqedonci tha se aksidenti me fatalitet ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
Në një postim në Facebook, Ministri thotë se fatmirësisht pjesëtarët e FSK-së që aktualisht po ndjekin trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt.
Reagimi i plotë i Ministrit:
Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet.
Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur.
Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt.
Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk.
Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!
Lavdi!/Njeshi/