26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Dy kosovarë diplomojnë në akademinë ushtarake amerikane, Osmani: Do të kthehen në FSK për ta mbrojtur Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social “X” për dy kosovarët, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, që kanë diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point, si një prej akademive më prestigjioze në botë.

Osmani ka thënë se përkushtimi dhe puna e dy kosovarëve kanë dhënë rezultat dhe se Kosova është krenare për ta.

Presidentja Osmani ka theksuar dhe faktin që presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka qenë prezent për të uruar të diplomuarit, përfshirë edhe Andrinin dhe Vesën, të cilët Osmani thekson se do të kthehen në Forcën e Sigurisë së Kosovës për të shërbyer dhe për ta mbrojtur Kosovën.

“Ja si duket ekselenca!”, ka shkruar Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...