20.8 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Dy kryetarët e Shoqatave ‘PEJA’ në Nju Jork dhe Londër, takohen në Angli

Rejmond Zeka, kryetar i Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork dhe Alban Beqiri, kryetar i Shoqatës ‘Peja’ në Londër janë takuar në Angli.

Lajmi bëhet i ditur nga një foto e shkrepur e Beqirit në faqen e tij në facebook.

Ndryshe, të dyja këto Shoqata, ‘Peja’ në Nju Jork dhe në Londër, njihen për solidaritetin dhe humanizmin e tyre në vepër, në mbështetje të iniciativave të shumta në Kosovë, veçanërisht në Pejë.

ishin të dy këto Shoqata, të cilat bashkë me komunitetin pejan e kosovar në Nju Jork dhe në Londër, në vitin 2019, mbështetën projektin themelues të shtëpisë mediale ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’.

Takimi i dy kryetarëve respektiv, të shoqatave në fjalë, mesiguri se do të nxisë bashkëpunim edhe më të ndërsjellë në shërbim të punëve të mira për Pejën dhe Kosovën./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...