16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Dy ndeshje në basketboll sot, vëmendja në Suharekë

Mesjava sjell ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll, njëkohësisht e parafundit për garat e rregullta.

Kjo xhiro do të dhurojë shumë sfida interesante.

Ylli dhe Vëllaznimi kanë pikë të barabarta me 13 fitore e 13 humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante në Therandë dhe e baraspeshuar njëkohësisht.

Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe synojnë të përfundojnë garat e rregullta sa më lart në renditje.

Ndeshja tjetër e së mërkurës është ndërmjet Borës dhe Proton Cable Prizrenit, vendit të shtatë dhe tetë në renditje.

Prishtinasit në edicionin debutues në elitë kanë tetë fitore e 18 humbje dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë për një vend në elitë edicionin e ardhshëm, ndërkohë, prizrenasit kanë pesë fitore e 21 humbje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...