16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Dy orë e gjysmë, liderët ende në takim

Liderët partiakë dhe përfaqësues të partive parlamentare janë ende në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Janë bërë dy orë e gjysmë qëkur ka nisur takimi që ka qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga ngërçi në Kuvend, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që deputetët kanë edhe 30 ditë afat për të konstituuar Kuvendin.

Në takim janë të gjithë liderët e partive politike, pos Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...