2.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Dy përballje interesante sot në Superligën e Basketbollit të Kosovës

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme për javën e 24-të të Prince Caffe Superligës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça, do të pret në palestrën ”Minatori” skuadrën e Rahovecit.

Mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbjee deri më tani, duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa ”Vreshtarët” janë në vendin e fundit me tre fitore e 20 humbje.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në palestrën “Shani Nushi”, në Gjakovë, ku skuadra e Vëllaznimit do të përballet me Sigal Prishtinën.

Kuqezinjët kanë tetë fitore e 15 humbje, ndërsa prishtinasit numërojnë 17 fitore e gjashtë humbje duke u renditur në vendin e parë në tabelë.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen më fillim nga ora 17:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...