Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante në program.
Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88.
Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Yllit dhe Borës.
Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje. /Njeshi/